FOTO/ E mbajti të fshehtë shtatzëninë Linda Halimi zbulon arsyen

FOTO/ E mbajti të fshehtë shtatzëninë Linda Halimi zbulon arsyen

12:40, 13/03/2019
A+ Aa A-

U shkruajt gjatë në mediat rozë në lidhje me shtatzëninë e këngëtares nga Kosova Linda Halimi.

Ajo solli në jetë një vajzë të cilën e ka pagëzuar me emrin e veçantë Kaimana.

Këngëtarja e kishte mbajtur të fshehtë shtatzëninë e saj dhe sot ajo ka shpjeguar arsyen pse ajo kishte marrë një veprim të tillë.

“Thjesht doja të mbroja energjinë e saj dhe të shijoja fazën më të ndjeshme në jetën e një gruaje – shtatzëninë larg syve të botës! Ishte eksperienca më e bukur! Ndjehem e fuqizuar! Unë jam grua. Ishte një pyetje e zakonshme, “përse e fshehe?”. Unë nuk e fsheha atë nga bota, largova botën nga ajo. Të gjithë kanë nga një mendim dhe kur vjen puna tek bekimet e Zotit nuk ka rëndësi mendimi i askujt. E gjithë familja ime dhe rrethi im miqësor e dinin dhe u jam mirënjohëse që respektuan privatësinë time duke mos thënë asnjë fjalë. Jo të gjithë do të festojnë për ty, pa pasur rëndësi se sa shumë luftojmë për t’ju bërë përshtypje! Dhe po jam duke jetuar kohën më të bukur të jetës sime me të në krahët e mi”, – ka thënë këngëtarja.

ImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco