Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Arzu ndahet nga Mahiri dhe i tregon Semës të vërtetën tronditëse, ja ç’do ndodhë nesër

Arzu ndahet nga Mahiri dhe i tregon Semës të vërtetën tronditëse, ja ç’do ndodhë nesër

19:52, 12/03/2019
A+ Aa A-

Ozlem merr përgjigjen e ADN por nuk arrin ta shohë pasi Sema ja merr nga duart. Sema vendos që ta hapë zarfin para të gjithë familjes. Kaja telefonon Halilin por ai nuk i përgjigjet. Njeriu i Xhihanit e ka lidhur Halilin.

Melisa i thotë Arzus se do i tregojë të vërtetën Mahirit. Arzu i lutet të mos e bëjë dhe i tregon se Xhihan nuk do ndalet pa marrë hak pasi Kaja i ka vrarë gruan. Ajo i thotë Melisës se është e detyruar të heshtë.

Arzu dhe Melisa shkojnë në shtëpi dhe përballen me Xhihanin i cili kërkon llogari pse vendosën të mos largohen. Sema i thërret për tu treguar përgjigjen e ADN. Sema lexon përgjigjen dhe habitet. Ozlem gëzohet kur mëson se fëmija është i Mahirit.

Arzu e gjen shkak për tu ndarë nga Mahiri dhe ja thotë në sy të të gjithë familjes. Mahir tronditet. Halil dërgon njerëzit e tij për të gjetur Halilin. Njeriu i Xhihanit torturon Halilin. Selim shkon të hajë drekë në shtëpinë e Xhenetit.

Nilgyn ndjek Selimin dhe shkon në shtëpinë e Mukadezit. Nilgyn i bërtet Xhenetit dhe i kujton që e la Selimin ditën e dasmës. Selim i thotë të ëmës se ai dhe Xhenet e kanë zgjidhur mes njëri-tjetrit. Xhenet i thotë Nilgynit se do e bëjë të lumtur Selimin dhe do ta dojë gjithë jetën.

Nilgyn e vë Selimin para një zgjedhjeje të vështirë. Ajo i kërkon të zgjedhë mes saj dhe Xhenetit. Melisa i thotë Arzus se nuk është e detyruar të martohet sepse krimin nuk e bëri ajo. Sema i përgjon dhe tronditet kur mëson se Melisa ka vrarë dikë.

Arzu i thotë Melisës se gjithçka po e bën për të dhe Xhenetin. Sema hyn në dhomë dhe pyet Melisën kë ka vrarë. Arzu i thotë Melisës të dalë nga dhoma dhe i tregon Semës gjithçka çfarë ka ndodhur. Sema përlotet dhe i thotë Arzus se duhet t’ia kishte treguar të gjitha.

Arzu i tregon Semës ofertën për martesë i bëri Xhihani. Sema tronditet. Arzu i lutet mos t’i tregojë Mahirit. Melisa i tregon Xhenetit se Arzu po martohet me Xhihanin për t’i mbrojtur. Xhenet habitet. Melisa i tregon Xhenetit se ka përplasur dikë dhe pamjet e aksidentit i ka Xhihani.

Sema ja bën hallall Arzus sakrificën që po bën dhe pendohet që dikur sillej keq me të. Arzu përqafon Semën. Arzu merr valixhet për tu larguar. Mahir i kërkon të flasin por Arzu i thotë se është shumë vonë. Arzu shkon të jetojë në një shtëpi të re./revistawho

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco