Këngëtarit të njohur nuk i lejohet të hyjë në SHBA, ja arsyeja

Këngëtarit të njohur nuk i lejohet të hyjë në SHBA, ja arsyeja

09:14, 11/03/2019
A+ Aa A-

Jo vetëm politikanëve apo njerëzve të lidhur me krimin korrupsionin apo terrorizmin nuk u lejohet të udhëtojnë dhe të hyjnë në territorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Edhe kengëtarë apo artistë mund të kenë të njëjtin fat por për arsye të ndryshme.

Këngëtarit shqiptar Briken Lito, i njohur si Gena i është ndaluar hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas informatave dhe dokumenteve që ka siguruar Gazeta Metro, rezultom se Gena nuk ka paguar tatimet për koncertet e shumëta që ka mbajtur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Gjithashtu u raportua se e njëjta gjë ka ndodhur edhe me këngëtarin nga Kosova, Shkëlzen Jetishi.

Para disa kohësh, një ndalesë të tillë ka patur edhe këngëtari Afrim Muçiçi, dhe siç duket tani Ambasada amerikane masa të tilla ndalimi do të fillojë të praktikojë tek secili këngëtar që do të mundohet të marrë vizë turistike, e që ato viza i shfrytëzojnë për të mbajtur koncerte nëpër SHBA.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

shpetim11/03/2019 12:25

Shpejt, lajmeroni Petro Kocin!

Shto koment

Denonco