E papritur! Këngëtarit të njohur shqiptar i ndalohet përjetësisht të shkelë në SHBA. Ja arsyeja!

E papritur! Këngëtarit të njohur shqiptar i ndalohet përjetësisht të shkelë në SHBA. Ja arsyeja!

22:42, 10/03/2019
A+ Aa A-

Këngëtarit të njohur shqiptar nga Kosova, Shkëlzen Jetishi-Xeni, SHBA i ka shqiptuar ndalesë të përjetshme për hyrje në territorin e saj.

Ambasada amerikane i ka shqiptuar ndalesë e përjetshme për hyrje në SHBA  këngëtarit të njohur të muzikës popullore, Shkëlzen Jetishi – Xeni, transmeton gazeta e njohur shqiptare në Maqedoni, Koha. Sipas informatave jozyrtare dhënë gazetës Koha, shkaku i shqiptimit të kësaj ndalese ka qenë mos paraqitja e tatimeve për koncertet e shumta që ka mbajtur këngëtari në SHBA.

Më herët po të njëjtit i është ndaluar hyrje edhe në Angli, pikërisht për të njëjtën arsye.

Është praktikë e shpeshtë që shumë yjet e estradës sonë marrin vizë turistike në SHBA, dhe me të arritur atje ata fitojnë shuma të majme duke kënduar nëpër koncerte të shumta, dhe duke mos paraqitur tatimet nga paratë e fituara nëpër ato koncerte.

Para disa kohe, një ndalesë të këtillë ka patur edhe këngëtari Afrim Muçiçi, dhe siç duket tani Ambasada amerikane masa të këtilla ndalimi do të fillojë të praktikojë tek secili pjesëtarë të estradës që do të mundohet të marrë vizë turistike, e që ato viza i shfrytëzojnë për të mbajtur koncerte nëpër SHBA.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco