Vajza e Van Dammit nuk i ndahet shqiptarëve, zbulohet çfarë po ndodh me të

Vajza e Van Dammit nuk i ndahet shqiptarëve, zbulohet çfarë po ndodh me të

22:00, 10/03/2019
A+ Aa A-

Vajza e aktorit të njohur Van Damme, Bianca, modele me profesion, sapo ka realizuar setin më të ri fotografik në bashkëpunim me dy shqiptarë shumë të njohur. Fotografi i talentuar Eugenio Qose dhe artistja e make up-it që numëron pafund suksese në më shumë se 20 vite karrierë, kanë qenë pjesë e skuadrës që ka realizuar kopertinën e një reviste të njohur ndërkombëtare.

Stilistja e cila është kujdesur për veshjet e modeles është Oretta Corbelli, ndërsa seti është bërë në Santa Monica të Kalifornisë në 7 mars.

E veçanta e këtij bashkëpunimi qëndron në përzgjedhjen që Bianca ka bërë për të pasur sërish pranë vetes dyshen e shqiptarëve të famshëm. Me Eugenion ka realizuar disa fotografi të mrekullueshme më herët, ndërsa me Lilin bashkëpunon për së dyti.

Bianca nuk ka ndërmend t’i ndahet shqiptarëve, sidomos nëse emrat e tyre janë Eugenio dhe Lili, tek të cilët ajo tashmë ka fituar besimin.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Cuco10/03/2019 22:23

    Fluturon, fluturon gomari me prasin ne........doré.

    Shto koment

    Denonco