Zbulohet arsyeja pse Gori dhe Bavja janë xheloze për Anikën në jetën reale

Zbulohet arsyeja pse Gori dhe Bavja janë xheloze për Anikën në jetën reale

18:53, 10/03/2019
A+ Aa A-

Aktoret Surbhi Chandna, Shrenu Parikh dhe Mansi Srivastava të cilat luajnë rolet e Anikës, Gorit dhe Bavjas në serialin “Bixhoz me dashurinë”, kanë një marrëdhënie shumë të mirë me njëra-tjetrën edhe në jetën reale.

 Ato janë parë shpesh në shoqërinë e njëra-tjetrës edhe pse seriali në Indi ka përfunduar. Së fundmi Anika ka shkuar me pushime në Zvicër dhe dy mikeshat e saj, Gori dhe Bavja janë xhelozuar.

Ato i bëjnë thirrje Anikës mos t’i bëjë xheloze me fotot dhe videot që poston nga Zvicra. Madje Gori dhe Bavja kanë edhe një kërkesë për Anikën.

Në postimin e tyre ato i kërkojnë aktores t’u sjellë çokollata nga Zvicra. Këto postime vërtetojnë se aktoret mbajnë një marrëdhënie shumë të mirë pas mbarimit të serialit dhe kanë mbetur mikesha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco