Lajmi i fundit

Ilir Meta deklaratë për mediat

FOTO/ Toni Bler, Shah Rukh Khan dhe yjet e botës, në dasmën e miliarderit më të madh të Azisë

FOTO/ Toni Bler, Shah Rukh Khan dhe yjet e botës, në dasmën e miliarderit më të madh të Azisë

13:33, 10/03/2019
A+ Aa A-

New Delhi – Yjet e kinemasë nga e gjtihë bota, të biznesit, sportit, politikanë e të tjerë zbarkuan në Mumbai të shtunën për festimet e dasmës së djalit të njeriut më të pasur të Indisë, bosit të industrive Reliance, Mukesh Ambani.

Sundai Pichai, Shefi Ekzekutiv i Google; ish-kryeministri britanik Toni Blair; yjet e filmave Rajinikanth dhe Priyanka Chopra; sportistët e kriketit Sachin Tendulkar dhe Hardik Pandya ishin ndërmjet të ftuarve.

Yjet e kinemasë Shah Rukh Khan dhe Ranbir Kapoor u panë duke kërcyer me dhëndrin Akash Ambani dhe shumë indianë i shpërndanë fotografitë në rrjetet sociale anembanë indisë.

Nusja, Shloka Mehta, është e bija e Russell Mehta, një tregtari të pasur diamantesh dhe pronar i kompanisë Rosy Blue.

Festimet filluan në Mumbai me hare, këndë dhe valle dhe rituale të tjera para dasme, për martesën e dy 28-vjeçarëve.

Fotot në Twitter treguan dekorime madhështore me lule dhe të ftuarit që pozuan në një lëndinë para dasmës. Mukesh Ambani dhe gruaja e tij Nita me dhëndrin ishin veshur me nuanca të rozës.

Ambani, perandoria e biznesit të të cilit përfshin naftën dhe gazin, telekomunikacionin dhe shitjen me pakicë, është njeriu më i pasur i Azisë dhe i 13-i më i pasur në botë sipas revistës Forbes, me një pasuri që llogaritet në 50 miliardë dollarë./ar.sh/SYRI.NET

Image

Image

ImageImageImageImageImageImageImageImageImage

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco