Lajmi i fundit

LIVE/ 15 vjet, Shqipëria në NATO - Flet Kryetari i PD, Sali Berisha

Ina Gjonçi, rrëfen eksperiencat e saj si aktore

Ina Gjonçi, rrëfen eksperiencat e saj si aktore

09:19, 10/03/2019
A+ Aa A-

Artistët në Shqipëri hasin jo pak vështirësi për t’u integruar dhe veçanërisht vështirësai hasin në gjetjen e një pune kundrejt pagesës. Një ngjarje e tillë ka ndodhur edhe për shkrimtaren dhe aktoren Ina Gjonçi.

Gjonçi ishte e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin 'Mos i Fol Shoferit', ku ka rrëfyer vështirësitë që hasin aktorët për t’u përfshirë në projektet e teatrit.

Mes të tjerash ajo tregoi që kishte dhënë një shfaqje në teatër me zero lek sepse nuk kishte një buxhet të caktuar.

Gjonci: Ishte një moment i çuditshëm që provat e engjëjve të Amerikës në projektet e Teatrit Kombëtar po shtyheshin. Unë doja të bëja diçka në skenë doja që t'i dhuroja vetes një hapësirë skenike.

Më mirë kjo se sa të qurravitem në një kafe të teatrit duke thënë që obobo ja askush nuk po më jep mua një mundësi, si do t'ja bëj unë. Unë jam e mrekullueshme, por askush nuk më qas, çfarë do ndodhi me jetën time. Nuk doja të bëja këtë gjë.

Dhe Kiço Londo më frymëzoi shumë sepse më ofroi mundësinë e një salle.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco