FOTO/ 'S'ka lënë fast food pa kënduar', Olti Curri thumbon Tunën pas koncertit të saj

FOTO/ 'S'ka lënë fast food pa kënduar', Olti Curri thumbon Tunën pas koncertit të saj

15:00, 09/03/2019
A+ Aa A-

Koncerti i mbrëmshëm që këngëtarja e njohur Tuna dha për promovimin e albumit të saj më të ri, dhe që u mbajt në Ditën e Gruas u bë kryefjala e mediave rozë ditën e sotme. 

Dhe ky lajm nuk kishte si ti shpëtonte pa u komentuar dhe nga blogeri i njohur Olti Curri.

Blogeri i njohur i cili është i njohur për thënien e gjërave pa doreza teksa ka lexuar lajme në lidhje me këtë koncert ka thumbuar keq Tunën.

Ai ka publikuar në instastoryn e saj në të cilën ka shkruajtur:

'Ku e panë divën në këtë koncert? Tek fustani atllas që duket si perde e teatrit të kukullave? Te skenografia me tre karrige dhe një ekran që duket si shfaqje maturantësh në një klasë gjimnazi për mbylljen e vitit shkollor?

Apo tek skena që duket si kabinë dushi, aq e vogël sa po të hapë krahun Tuna , i thyejnë turinjtë orekstrës dhe balerinëve.Po masa sigurie pse? Tuna s’ka lënë fast –food pa kënduar dhe nuk e ka prekur kush me dorë.Gjynah kolegë gazetarë që tallen kështu me një artiste’ e mbyll postimin Olti.

Image

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco