Koncerti i mbrëmshëm që këngëtarja e njohur Tuna dha për promovimin e albumit të saj më të ri, dhe që u mbajt në Ditën e Gruas u bë kryefjala e mediave rozë ditën e sotme.
Koncerti e riktheu në një formë tjetër që na kishte munguar prej kohësh Tunën e baladave.
Padyshim në këtë ngjarje të madhe për këngëtaren pjesmarrës ishte dhe bashkëshorti i saj Patris Berisha.
Ditën e sotme Patris ka publikuar një foto në rrjete sociale nga prapa skenës ku Tuna performoi.
’Po shtyhemi kush i ka dhëmbët më të bardhë’ ka shkruajtur me humor Patris në foto ku shihet i lumtur pranë bashkëshortes së tij Tuna.
© SYRI.net