FOTO/ Jordyn Woods i bën veprimin e pa pritur Kylie Jenner. Sërish shoqe?

FOTO/ Jordyn Woods i bën veprimin e pa pritur Kylie Jenner. Sërish shoqe?

09:57, 09/03/2019
A+ Aa A-

Skandali i tradhëtisë së Jordyn Woods me Tristan Thompson, ish partnerin e Khloe Kardashian, ka kohë që është bërë publik, por që prej asaj kohe çdo lëvizje e tyre është parë dhe analizuar me kujdes.

 ‘TMZ’ raportoi para pak kohësh se Kylie Jenner dhe Jordyn pothuajse nuk kanë folur fare dhe Jordyn ende nuk ka marrë veshjet e saj nga shtëpia e Kylie-t.

Megjithatë, sipas ‘ET’, Kylie mund ta falë Jordyn, por e gjitha varet nga zgjedhja e Khloe.

 “Kylie është ende duke menduar nëse Jordyn ka vend në jetën e saj dhe e gjithë arsyeja është sepse Kylie do të respektojë motrën e saj’.

Por siç duket Kylie Jenner në një farë mënyre e ka falur miken e saj Jordyn dhe këtë e tregon veprimi i kësaj të fundit.

Në një foto të fundit në Instagram  ku Kylie shfaqet e veshur me një pantallona ngjyrë të kuqe dhe kanatjere të bardhë, Jordyn i ka bërë like gjë e cila i ka suprizuar të gjithë.

Fansat e Kylie kanë filluar të mendojnë se kjo mund të jetë fillimi i rregullimit të marrëdhënies midis  tyre.  

Por jo vetëm kaq këtë javë Kylie është fotografuar me një vajzë e cila ngjan shumë me Jordyn  në një lokal teksa lundronin në internet. 

Fotografi ka qënë larg dhe nuk ka mundur ti fotografojë nga afër.

Të gjitha shenjat tregojnë se ato janë bërë shoqe sërish.

Nëse është e vërtetë çfarë do të thotë Khloe, për veprimin e Kylie?

Image

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco