Lajmi i fundit

LIVE/ Rinis mbledhja e Këshillit Bashkiak në Himarë

Dua Lipa ka një mesazh qeverinë për 8 mars

Dua Lipa ka një mesazh qeverinë për 8 mars

22:37, 08/03/2019
A+ Aa A-

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka lëshuar sot një mesazh shumë domethënës dhe të qartë për Ditën Ndërkombëtare të Gruas, 8 marsin

Ajo në një postim në Instagram ka kërkuar nga qeveritë e ndryshme në të gjithë botën, që ta përmbushin përkushtimet e tyre për të mbrojtur gratë.

“Për ta shënuar Ditën ndërkombëtare të Gruas dhe 30 vitet e festimit të kësaj dite në tërë botën, i bëj thirrje qeverive që të përmbushin përkushtimet e tyre për të mbrojtur të drejtat e grave aktiviste rreth e rreth botës. Tani është koha që të jemi afër lëvizjeve të grave si kurrë më parë! Për të ngritur zërin për të gjitha gratë e jashtëzakonshme në botë që luftojnë për ndryshime”, ka shkruar Dua.

Vitin e kaluar Dua Lipa shënoi edhe ngritjen më të madhe të saj në karrierë, ndërsa puna e saj u kurorëzua me fitimin e dy Çmimeve Grammy në fillim të këtij viti.

Nuk është hera e parë, që Dua ngrit zërin për gratë, pasi këtë e ka bërë edhe në Grammy Awards, ku gjatë fjalimit ka theksuar se duhet të ketë më shumë gra të nominuara në këtë event.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco