Horoskopi i të shtunës, 9 mars/ Ditë skandaloze për këtë shenjë

Horoskopi i të shtunës, 9 mars/ Ditë skandaloze për këtë shenjë

23:54, 08/03/2019
A+ Aa A-

Dashi-Do keni një mënyrë të veçantë komunikimi dhe do të dilni lehtësisht nga situatat delikate që mund të krijohen ndonjëherë. Periudha më e favorshme për projekte të mëdha është pjesa e dytë e ditës.

Demi-Kjo ditë do jetë e mbushur me risi. Ata që janë në një lidhje do kenë një fillim të mirë dhe plot surpriza. Në dashuri përgjithësisht do mbizotërojë ekuilibri.

Binjakët-Besojini partnerit për ato që do ju thotë dhe mos ngurroni të hapni rrugë herë pas here. Beqarët do kenë një ditë plot surpriza dhe takime interesante.

Gaforrja-Gjendja financiare do jetë e mirë, por megjithatë duhet të tregoheni më të kursyer. Shëndeti nuk do jetë as i shkëlqyer, as i keq. Duhet të kujdeseni më tepër për veten.

Luani-Për financat do jetë një ditë e favorshme. Do të kryeni të gjitha shpenzimet e menduara dhe gjendja do fillojë dalëngadalë të përmirësohet.

Virgjëresha-Në momentet e duhura do t’ju duhet të merrni vendime të rëndësishme. Gjendja financiare do jetë goxha e ekuilibruar. Do i ndiqni të gjitha këshillat që ju kanë dhënë më të mëdhenjtë.

Peshorja-Në punë duhet të tregoheni më të duruar dhe duhet të bashkëpunoni me të tjerët, në mënyrë që të përfundoni me sukses një projekt të nisur shumë herët. Në dashuri parashikohen disa ndryshime.

Akrepi-Në planin financiar do të jeni shumë të kujdesshëm dhe do të mateni mirë para se të shpenzoni. Nuk do ketë aspak vështirësi, nëse nuk e teproni.

Shigjetari-Në planin financiar nuk do të keni probleme serioze, sepse do e dini mirë sa të shpenzoni dhe sa para të kurseni. Me shëndetin duhet të bëni kujdes.

Bricjapi-Në punë do jetë një ditë e mbushur me risi, lodhje, por edhe me arritje të mëdha. Disa mund të ndryshojnë pozicionin, ndërsa ata që janë pa punë, mund të kenë shanse të mira.

Ujori-Ata që janë në një lidhje mund ta fillojnë ditën jo shumë pozitivisht. Me financat duhet të tregoheni sa më vigjilentë dhe menaxhojini me kujdes ato para që do keni nëpër duar.

Peshqit-Gjendja shëndetësore do jetë e ekuilibruar. Do ndiheni më mirë se më parë. Në punë do jeni më kompetentë dhe gati për të marrë vendime të rëndësishme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco