Njihuni me 6 gratë që me veprat e tyre ndryshuan botën

Njihuni me 6 gratë që me veprat e tyre ndryshuan botën

22:23, 08/03/2019
A+ Aa A-

MARIE CURIE

E lindur në Poloni më 7 nëntor 1867, është shkencëtarja më e njohur e viteve 900 . U diplomua per fizikë dhe matematikë. Në vitin 1898 ajo e prezantoi termin radioaktivitet në komunitetin shkencor. Ajo zbuloi polonium (i quajtur kështu në nder të tokës së saj) dhe radio, por nuk regjistroi patentat, për të lejuar njohuritë e saj në dispozicion të komunitetit shkencor,fitoi 2 cmime Nobel per Fizike dhe Kimi.

Emmy Noether

Ishte një nga matematicienet më të rëndësishme në histori, e urryer nga Hitleri (për shkak të hebrenjve) dhe e dashur nga Ajnshtajni. E lindur në Erlangen në Gjermani më 1882, asaj i detyrohet teorema e Noetherit.

Rosalind Franklin

E lindur në Londër në vitin 1920, ajo është shkencëtarja që bëri të mundur zbulimin e ADN-së. Fama e saj, në fakt, lidhet me imazhet e difraktimit të rrezeve X të ADN-së.Pas disa vitesh pas publikimit te zbulimit Watson Pranoi qe i kishte hedh nje sy zbulimit te Franklin.

Lise Meitner

E lindur ne Vjene ne 1878, ishte gruaja e pare që fitoi një “karrige” në Gjermani.Së bashku me Otto Hahn, ai shpjegoi fenomenin e levizjes atomike.Më vonë ajo iu përkushtua radioaktivitetit. Studimet e çuan në zbulimin e ndarjes bërthamore, për të cilën Hahn mori, në vitin 1945, çmimin Nobel për Kimisë, pa e përmendur fare Lise në fjalën e falënderimit.

Hedy Lamarr

Diva e Vienës Hedy Lamarr nuk ishte një aktore dosido: lindur në vitin 1914 në Vjenë dhe në moshë të re ajo ishte protagoniste e filmit Estasi, ku u shfaq per here te parë nudizmi ne historine e kinemasë. Megjithatë, Hedy Lamarr asnje nuk e di per ate që ishte me të vërtetë: ajo studioi inxhinieri në Vjenë dhe ishte shpikësja e Sistemit të Komunikimit Sekret, një sistem i enkriptimit të radios që sot përdoret për telefoninë celulare.

MILEVA MARI?

E lindur në vitin 1875 në Serbi, por viti i rëndësishëm i jetës së SAJ ishte 1896, kur u takua me Albert Ajnshtajnin dhe u bë bashkëshortja e tij dhe nëna e tre djemve të tij .Nga studimet e fundit, dyshohet se Mileva, një mendje e shkëlqyer në Politeknikun e Cyrihut, mund të ketë pasur një rol të rëndësishëm në zhvillimin e zbulimeve të Ajnshtajnit. Kjo hipotezë duket se mbështetet nga fakti se kur Ajnshtajni fitoi çmimin Nobel në vitin 1921, ai ia përcollI të gjithë shumën e shpërblimit Milevës, nga e cila ishte divorcuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco