Hyri në barin francez për të pirë kafe, shqiptari habitet nga njoftimi i pronarit ne gjuhën shqip

Hyri në barin francez për të pirë kafe, shqiptari habitet nga njoftimi i pronarit ne gjuhën shqip

18:13, 07/03/2019
A+ Aa A-

Kafet janë vendi i preferuar i shqiptarëve. Kjo për faktin se kohëzgjatja në këto vende çlodhëse ku mund të takohesh me shoqërinë apo të çlodhesh zgjat relativisht shumë.

Në krahasim me popujt e tjerë të botës, shqiptarët shpenzojnë një pjesë të mirë të kohës së tyre në kafe.

Nëse do të krahasoheshim me italianët, mund të themi që jemi larg e larg, për faktin se ata e pinë kafen e mëngjesit në këmbë dhe nuk humbin kohë për t’iu përveshur punës.

Një rast tipik shqiptari u ka rënë në sy edhe disa pronarëve në një kafe në Francë.

Këtë fenomen ata e kanë vënë re dhe janë detyruar të ngjisin në murin e lokalit një tabelë ën shqip duke ndërgjegjësuar shqiptarët, që nuk mund të rrinë ulur për një orë dhe të porosisin vetëm diçka.

Me humor, djali që e ka parë foton e ka dërguar pranë redaksisë së JOQ Albania. Shqiptari shkruan: "Miremengjes JOQ, Màcon,France. Lajmerim apostafat vetem per shqiptaret.”

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco