FOTO/ Dedikimi bërë nga Jack të atit të tij Luke Perry i preku të gjithë

FOTO/ Dedikimi bërë nga Jack të atit të tij Luke Perry i preku të gjithë

13:04, 07/03/2019
A+ Aa A-

Me 4 mars të këtij viti në moshën 52-vjeçare u nda nga jeta aktori i famshëm dhe shumë i dashur për të gjithë Luke Perry, pasi pësoi një goditje në tru.

Tre ditë pas humbjes së të atit djali i tij Jack i ka prekur të gjithë me dedikimin që ai postoi në Instagram.

'Ke qënë për shumë njërëz gjithçka.Por për mua ke qënë thjeshtë baba. Më ke dashur dhe suportuar gjithmonë, gjë që më kaq bërë të jem versioni më i mirë i vetvetes. Kam mësuar shumë gjëra nga ty dhe zemra ime tani është e shkatërruar .Do më mungosh çdo ditë të jetës time deri në frymën time të fundit. Do të bëj gjithçka që ti të jesh krenar për mua.Të dua shumë’ ka shkruar në postim Jack.

Raportohet se ylli i Hollywood ia la të gjithë pasurinë e tij dy fëmijëve, djalit 21-vjeçar Jack dhe vajzës 18-vjeçare Sophie.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco