FOTO/ Eneda Tarifa sjell në kujtesë daljen e saj të parë në skenë.Ja si dukej këngëtarja

FOTO/ Eneda Tarifa sjell në kujtesë daljen e saj të parë në skenë.Ja si dukej këngëtarja

08:29, 07/03/2019
A+ Aa A-

Suksesi ka qënë prej vitesh pjesë e jetës së këngëtares Eneda Tarifa.

Gjatë më shumë se dy dekadave karrierë Eneda i është përkushtuar punës në fillim si këngëtare e më pas si prezantuese.

Ndërsa ditën e djeshme këngëtarja është rikthyer vite mbrapa dhe ka kujtuar daljen e saj të parë në skenë.

Dhe hera e parë në skenë ka qënë kur ajo ishte vetëm 15 vjeç me një bashkëpunim me këngëtarin tjetër të njohur Sajmir Çili.

‘Me shumë dashuri e kujtoj daljen time të parë në një skenë të madhe siç është ajo e Festivalit Kombëtar. Me shumë dashuri kujtoj Sajmir Çilin i cili më zgjati dorën duke më bërë pjesë të kompozimit të tij ‘Yjet e shpresës’. Ky djalë me një zë kaq të ëmbël dhe me një talent të padiskutueshëm, (që në atë kohë kish filluar të bëhej i famshëm), më hapi një derë të madhe drejt suksesit. Dhe ja ku më vijnë nga vajza e tij disa foto të papublikuara më parë. Isea që sot është pjesë e një formati të dashur për mua si ‘voicealbania’ e që po të vazhdoja të isha pjesë, padyshim do ta meritonte t’i zgjasja dorën edhe unë siç bëri babai i saj me mua. Por gjithsesi nuk kursehem për një talent të rrallë si ty. Mirënjohje për ty Sajmir dhe suksese Iseas në rrugën e bukur të artit”, shkruan këngëtarja krah fotove.

View this post on Instagram

Me shumë dashuri e kujtoj daljen time të parë në një skenë të madhe sic ështe ajo e Festivalit Kombetar. Me shume dashuri kujtoj @cilisajmir i cili më zgjati dorën duke më bërë pjesë të kompozimit të tij “Yjet e shpresës”. Ky djalë me një zë kaq të ëmbël dhe me një talent te padiskutueshëm, (që në atë kohë kish filluar të bëhej i famshëm), më hapi një derë të madhe drejt suksesit. Dhe ja ku më vijnë nga vajza e tij @isea_cili disa foto të papublikuara më pare. Isea që sot është pjesë e një formati të dashur për mua si @voicealbania e që po të vazhdoja të isha pjesë, padyshim do ta meritonte ti zgjasja dorën edhe unë sic bëri babai i saj me mua. Por gjithësesi nuk kursehem për një talent të rrallë si ty. Mirënjohje për ty Sajmir dhe suksese Iseas në rrugën e bukur të artit. #viti97 #jamcaelashtëedheunë #15vjeç

A post shared by Eneda Tarifa (@enedatarifa) on

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco