‘O lëpirës të Ramës, na fulliqët’, Olti Curri thumbon komentuesin

‘O lëpirës të Ramës, na fulliqët’, Olti Curri thumbon komentuesin

23:42, 06/03/2019
A+ Aa A-

Olti Curri njihet për thumbimet të cilat nuk i kursen në asnjë moment. Së fundmi, ai i është kundërvënë komentit të përsëritur të një personi që ka reaguar me dy emra të ndryshëm në faqen zyrtare në “Facebook” të emisionit italian “Porta a Porta”, shkruar fill pas intervistës së kryeministrit Edi Rama me moderatorin Bruno Vespa.

 “Sot Shqipëria është vendi në të cilin vendet e punës fitohen me meritë, konkurencë dhe kapacitet! Ne duam zhvillim, jo keqdashësi dhe kaos! Basha është një burrë i dhunshëm!”-shkruan komentuesi. “Po ndërroni tekstin e komenteve o lëpirës ndaj Ramës, se na fulliqët te Brunildo Vespa”, i është kundërvënë Olti.

Olti ka hedhur ndërkohë edhe aludime përmes një sondazhi, nëse moderatori i njohur italian mund të ketë marrë ryshfet për daljen e kryeministrit në emision.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco