Aktorja e ‘Kuzey & Guney’ hedh në gjyq kompaninë kinematografike, nuk e paguan për një rol

Aktorja e ‘Kuzey & Guney’ hedh në gjyq kompaninë kinematografike, nuk e paguan për një rol

18:17, 06/03/2019
A+ Aa A-

Aktorja Merve Bolugur ka firmosur kontratë me kompaninë ‘Aslan Film’, që prej 2016-ës për pjesëmarrjen në rol protagonist tek një serial i ri.

Por pas episodit të 6 xhirimet e tij u ndërprenë dhe drejtuesit e projektit kanë ndërprerë pagesën e aktores.

Merve ka vendosur të marrë masa ligjore për kompaninë filmike duke i hedhur në gjyq për mosrespektim kontrate.

Tani gjykata ka dhënë vendimin përfundimtar sipas të cilit produksioni ka dy javë kohë për t’i paguar Merves shumën që parashikohet në kontratë.

Kujtojmë se aktorja ka qenë protagoniste në disa seriale, ndër ta ‘Kuzey Guney’./revistawho

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco