Bixhoz me dashurinë/ Shivai dhe Rudra gjejnë një vajzë të vdekur, ja ç’do ndodhë nesër

Bixhoz me dashurinë/ Shivai dhe Rudra gjejnë një vajzë të vdekur, ja ç’do ndodhë nesër

17:06, 06/03/2019
A+ Aa A-

Rudra organizon një festë dhe fton miqtë e tij dhe Shivain. Dy vajza i afrohen dhe kërkojnë të kërcejnë. Shivai dhe Rudra kërcejnë me to. Anika dhe Bavja dëgjojnë muzikën e lartë dhe shkojnë të shohin.

Ato habiten kur shohin Shivain dhe Rudrën duke kërcyer me vajza. Shivai dhe Rudra ndalojnë kur shohin Anikën dhe Bavjan. Anika dhe Bavja kërcejnë bashkë me to. Në mëngjes Shivai zgjohet dhe ka një ndjesi të keqe.

Ai dhe Rudra tronditen kur gjejnë në shtrat një vajzë të vdekur. Rudra thotë se ajo është shoqja e tij Natasha. Ai fsheh trupin e Natashës. Shivai ja mban të fshehtë Anikës. Bavja sheh njollën e gjakut në çarçafë dhe dyshon.

Gjyshja thërret Shivain dhe Rudrën dhe u thotë se Natasha po i kërkon. Rudra habitet dhe e pyet si ka mundësi që është gjallë. Natasha i tregon se i kishte rënë të fikët pasi kishte pirë shumë. Rudra qetësohet dhe përqafon Shivain.

Texh shkon të takohet me Xhanvin dhe i tregon se Zvetlana ka prova kundër tyre. Ai i thotë të kthehet në vilën Oberoi. Në vend të Xhanvit është Zvetlana. Ajo e lë pa ndjenja Texhin dhe e fsheh nga Xhanvi.

Rudra i kërkon ndihmë shokut të tij Çabi për të fituar më shumë para. Çabi i thotë Rudrës të hedhë lotarinë. Rudra i kërkon paratë mbrapsht Bavjas për të blerë biletën e llotarisë.

Rudra nuk arrin ta fitojë llotarinë. Zvetlana lidh Texhin dhe e torturon. Om dhe Gori marrin statujën dhe largohen. Om i thotë Gorit se kur ata janë së bashku mund të fitojnë çdo sfidë./revistawho

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco