Elvana Gjata ende në Kosovë, publikon FOTOT e drekës së të dielës me disa personazhe të njohur

Elvana Gjata ende në Kosovë, publikon FOTOT e drekës së të dielës me disa personazhe të njohur

18:38, 24/02/2019
A+ Aa A-

Pak ditë më parë këngëtarja Elvana Gjata u rikthye në skenë, duke mbajtur një koncert në Prishtinë në ditën e Pavarësisë së Kosovës. Ndonëse daljet dhe shfaqjet e saj publike kanë qenë të rralla këtë periudhë, duket se këngëtarja ndihet shumë mirë pranë miqve të saj në Prishtinë.

Ditën e sotme ajo ka publikuar disa foto në ‘Instagram’, ku ka ndarë me të gjithë ndjekësit, si e ka gjetur dreka e kësaj të diele.

Në foto shihen miqtë e këngëtares si Valdrin Sahiti, Alaudin Hamiti dhe shumë të tjerë prezent, të cilët kanë shijuar drekën pranë tryezës dhe rrezeve të diellit që deportojnë në shtëpi.

Siç e ka theksuar dhe më parë vetë Gjata, ajo gëzon një dashuri shumë të madhe dhe të veçantë për Kosovën dhe kjo dëshmohet dhe nga qëndrimi i saj i gjatë atje.

ImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco