Muç Nano tregon se si pinte Fatos Nano

Muç Nano tregon se si pinte Fatos Nano

22:57, 23/02/2019
A+ Aa A-

Gazetari Mustafa Nano ishte një ndër të ftuarit kryesorë të mbrëmjes së sotme në emisionin e njohur “Xing me Ermalin”, ku ndër të tjera ai ka komentuar edhe disa nga figurat më të njohura politike. Madje Muçi nuk ka nguruar as të zbulojë edhe detaje nga takimi i parë me disa prej tyre. Një prej politikanëve ishte edhe Fatos Nano, për të cilin gazetari tregoi, se mund të kenë një lidhje familjare.

“Për herë të parë jemi takuar në aeroportin e Vjenës. Mu drejtua vetë dhe më tha: Zoti Nano je duke e nderuar mbiemrin. Ishte komunikimi i parë. Fatosi mendon se thellë-thellë ne kemi lidhje, sepse, sipas atij, unë duhet të kem qenë ortodoks, por kjo është një gjë, që unë nuk e provoj dot. As ai nuk e provon dot.

Më pas kam pasur dhe një takim të fundit, kemi qenë në një drekë dhe ka zgjatur 6 orë. Ky burrë 6 orë nuk shkoi një herë në banjë, nuk lëvizi, pinte verë pafund dhe nuk dehej. Kishte një gjendje konstante humori. Kishte energji të jashtëzakonshme lokali dhe personazh interesant”, u shpreh Mustafa Nano.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Krist24/02/2019 00:38

Muco,ai "kusheriri "Juaj,pinte vertete shume,por edhe ne banjo,shkonte.Por t'i ke qene vete tape,dhe nuk e ke vene re.Fatosi,shkonte ne banjo,por kerkonte ta shoqeronte,ndonje nga kamarieret.Ndodhi nje dite,qe i kerkoi kamarieres se bukur tek lokali i Gaz Demit,ta shoqeronte.Por kamarierja ja preu me ze te larte:Une jam per tju sherbyer,ne tryeze,ndersa per ne banje,shko e merr tet shoqe.Dihet,qe kamarierja,nuk u pa me ne ate lokal-e perjashtuan,per mos kryerje detyre!!!

Shto koment

Denonco