I revoltuar prindi i një konkurente në ‘ The Voice Kids’do të hedh në gjyq programin

I revoltuar prindi i një konkurente në ‘ The Voice Kids’do të hedh në gjyq programin

13:38, 23/02/2019
A+ Aa A-

Prej disa javësh ka filluar programi i dashur për fëmijët “The voice Kids”, por duket se jo çdo gjë është aq e pastër dhe fëmijnore sa duket nga ekrani.

Një prind i një vajze pjesëmarrëse është revoltuar me organizatorët pasi nuk kanë transmetuar konkurrimin e vajzës të saj. Nëna e vajzës konkurrente ka vendosur që këtë lajm ta bëjë publik nëpërmjet një postimi në Facebook, ku dhe shkruan se do të hap gjyq ndaj spektaklit.

“Zhgënjim total nga organizatorët e “The Voice Kids”. Mesa duket kur u kërkon llogari për fikjen e mikrofonit gjatë këndimit të Perlës, aa zgjedhin të të heqin fare nga transmetimi pa asnjëlloj paralajmërimi. Por prap më mirë që gjykatat janë ende funksionale. Ky lajmërim është për të gjithë ju që me javë të tëra keni pritur daljen e Perlës në Voice”.- shkruan ajo.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco