Pengu më i madh i Sabri Fejzullahut: Pse nëna Shqipëri nuk ma dhuroi një pasaportë shqiptare?!

Pengu më i madh i Sabri Fejzullahut: Pse nëna Shqipëri nuk ma dhuroi një pasaportë shqiptare?!

10:06, 23/02/2019
A+ Aa A-

Këngëtari  shumë i dashur për publikun shqiptar si në Shqipëri dhe në Kosovë Sabri Fejzullahu për 5 dekada në skenën muzikore vendore ai i fali shqiptarëve dhjetëra hite, të cilat ende këndohen e dëgjohen me nostalgji e me dashuri.

5 dekada ai ia doli t’i mbijetoj skenës dhe kohës, madje edhe sot vazhdon të dëgjohet e të jetë tejet aktiv me koncerte e projekte muzikore.

E së fundmi ylli i muzikës shqiptare ishte i thirrur nga moderatori i emisionit “Lart e poshtë’ Eraldo Rexho.

Këngëtari ka rrfyer gjithçka në lidhje me jetën e tij artistike si dhe private.

E pyetjes së gazetarit se cili është pengu më i madh i tij në jetë Sabriu i është përgjigjur:

'Peng në zemër e kam, pse nëna Shqipëri nuk ma dhuroi një pasaportë shqiptare. E di pse? Ma do zemra ta kem një pasaportë si shqiptar. Unë i marr vizat gjithandej dhe këtu i falënderoj të gjitha ambasadat që janë në Kosovë, kurrë në jetë nuk i refuzuan vizën as mua as familjarëve të mi. Unë kam dëshirë, kam dashur, e dua dhe e kam peng që ta kem një pasaportë shqiptare'. 

Këngëtari ka treguar më tej se nuk do ta lërë muzikën, pasi i ushqen shpirtin dhe përsa kohë publiku do gëzojë teksa ai këndon, asnjëherë nuk do ketë dëshirë për t’u larguar nga profesioni të cilit i ka kushtuar jetën e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Emri23/02/2019 13:00

Nona tka pjell por baba eshte origjina, mbiemri . Kshu qe kerkoja Atdheut jo Memedheut. Nqse ke Atdhe.

vlonjat23/02/2019 11:25

Po ti je shqiptar i kulluar o vella, perse kerkon nje pasaporte, Nana nuk jep deklarta me shkrim se ky eshte biri im.Kurre nuk duhet te pranosh nje nje deklarate te tille nga nje nene ku te deklaroje me shkrin se ky eshte biri im. A ka vlere?

x23/02/2019 10:42

hajde e se tjap pashaporten teme

Shto koment

Denonco