Karl Lagerfeld e ndiqte në Instagram, Jonida Maliqi tregon si ndodhi

Karl Lagerfeld e ndiqte në Instagram, Jonida Maliqi tregon si ndodhi

09:32, 23/02/2019
A+ Aa A-

Stilisti i njohur Karl Lagerfeld është ndarë nga jeta në moshën 85 vjeçare.

Ai është i njohur për talentin dhe kreativitetin e tij dhe për sfilatat e paharrueshme që ka realizuar për Chanel për dekada me radhë.

Edhe pse nuk jeton më, llogaria e tij në ‘Instagram’ vazhdon të jetë aktive. Ai ndiqet nga 5,5 milionë njerëz, mirëpo vetë ndiqte vetëm 184. 

Karl ndjek emra të njohur të showbiz-it, ose personazhe me të cilët ka bashkëpunuar, si përshembull: Kendall Jenner, Gigi Hadid, Kim Kardashian, etj.

Një nga personazhet që tërhoqi vëmendjen tonë, ishte këngëtarja shqiptare Jonida Maliqi.

Por si ndihet Jonida për këtë fakt?

Në një intervistë për Blitz.al Jonida ka treguar se si ka ndodhur.

‘Që nga fillimet e Instagramit, e ndiqja dhe postova një foto me kapele nga stilisti dhe thjesht i kam bërë tag. Pasi kishin kaluar disa kohë, zbulova që më ndiqte dhe ai. Më pas, sa herë që kisha ndonjë gjë të tij, i bëja tag. Mesa duket, i ka pëlqyer stili im. Personalisht, nuk e kam takuar asnjëherë’.

“Në kohën kur e zbulova, më vinte t’ja thoja të gjithëve, por do të merrej si mungesë modestie dhe mendjemadhësi. Ndërkohë, sot e zbuluan portalet. Normalisht që ndihem mirë, sepse nëse Coco Chanel është nëna e modës, Karli ishte babai.”- është shprehur ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco