Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Narcos-Xibraka, Olsi Rama në krye të bandës?

10 shenjat që tregojnë se partneri do ju thyejë zemrën

10 shenjat që tregojnë se partneri do ju thyejë zemrën

21:54, 22/02/2019
A+ Aa A-

Marrëdhëniet e sapo krijuara janë gjithmonë intriguese dhe pasionante. Ndonëse në këtë periudhë individë të ndryshëm zgjedhin ta trajtojnë lidhjen në mënyrën më të thjeshtë të mundshme, ndonjëherë është e nevojshme që t’i shihni disa detaje më shumë tek partneri juaj, në mënyrë që marrëdhënia juaj të funksionojë më mirë.

Ne ju sjellim më poshtë 10 gabimet që ekzistojnë ende në ditët sot dëmtojnë marrëdhënien sipas ‘Bright Side’:

Image

1 - Të lësh pas dore jetën personale

Në fillim është bukur të kalohet pjesa më e madhe e kohës vetëm me partnerin, por nëse kjo vazhdon kështu për një kohë të gjatë do të humbisni kontaktet me miqtë e të afërmit tuaj dhe kjo ndikon pasi do t’ia ulte interesin partnerit ndaj jush.

Image

2 - Tolerimi i tepërt i gabimeve

Të gjithë meritojnë një shans të dyte, por kur sjellja nuk ndryshon dhe përkeqësohet atëherë ai partner nuk është i duhuri për ju.

Image

3 - Të përmendësh të shkuarën

Të bisedosh me partnerin për të kaluarën nuk ka asgjë të keqe, por nëse përsëritet shpesh herë, atëherë partneri do largohej nga ju.

Image

4 - Ju nuk bashkëbisedoni

Që një marrëdhënie te funksionojë komunikimi midis dy individëve është kryesorja.

Image

5 - Idealizimi i partnerit

Të idealizoni partnerin tuaj tek vetja dhe tek të tjerët nuk është mirë, sepse nëse diçka e gabuar do të ndodhte më vonë ju do zhgënjeheshit shumë.

Image

6 - Të pretendosh se je dikush tjetër

Çdokush do bënte të pamundurën për të bërë për vete njeriun që pëlqen, por kur ju silleni si dikush tjetër herët apo vonë origjinaliteti juaj do dilte në pah dhe do ju sillte probleme me partnerin.

Image

7 - Të kontrollosh partnerin

Të kontrollosh partnerin dhe çdo gjë që ai bën nuk është e shëndetshme për marrëdhënien. Partneri do largohet nga ju herët apo vonë.

Image

8 - Ju injoroni diferencat e theksuara mes jush

Që një marrëdhënie të funksionojë duhet që dy njerëz të përshtaten në kërkesat dhe parimet që ata kanë në jetë. Nëse do ekzistonin diferenca të theksuara mes jush marrëdhënia nuk do funksiononte.

Image

9 - Ju bëheni shumë të ngjitur

Kur ju kërkoni të rrini gjatë gjithë kohës pranë partnerit e kërkoni vëmendjen e tij vazhdimisht do të sillte probleme dhe partneri do largohej nga ju. Që një marrëdhënie të funksionoj duhet respektuar hapësira personale e partnerit.

Image

10 - Të nxitohesh

Është e gabuar që të hidhni hapa të nxituar në një marrëdhënie nëse ju nuk e keni njohur plotësisht partnerin. Kjo do të sillte shumë probleme mes jush.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco