Melisa vendos të ndalojë martesën e Xhenetit dhe Selimit, ja ç’do ndodhë të hënën

Melisa vendos të ndalojë martesën e Xhenetit dhe Selimit, ja ç’do ndodhë të hënën

20:32, 22/02/2019
A+ Aa A-

 

Arzu çon Melisën në shtëpi. Mahir i kërkon llogari Arzus pse nuk e njoftoi për aksidentin. Kaja i thotë Halilit se do largohet së bashku me Xhavidanin dhe do krijojnë një jetë të re. Ai vendos të rrëmbejë Arzun.

Pasi mëson se Arzu është përdhunuar Melisa kërkon të flasë me të por Arzu nuk pranon. Sema kërkon të dijë nga e mësoi Arzu për aksidentin. Arzu i thotë se po fliste në telefon me Melisën por Sema nuk e beson.

Mahir akuzon Arzun se po qëndron me të dashurin. Arzu i thotë se nuk e ka tradhëtuar kurrë por Mahir nuk e beson. Melisa mbron Arzun. Mukadez mëson se Xhenet dhe Selim do martoheshin dhe mërzitet sepse ata nuk i treguan.

Xhenet dhe Selim vendosin të martohen nesër dhe të ftojnë personat e tyre të dashur. Melisa bën gati valixhen dhe vendos të shkojë tek Arzu. Mahir e ndalon. Melisa e kritikon Mahirin që e nxori Arzun nga shtëpia pa e pyetur për të shkuarën e saj.

Mahir insiston që Melisa t’i tregojë. Melisa i tregon se Kaja e ka përdhunuar Arzun. Mahir tronditet. Nilgyn shkon në shtëpinë e Sojerëve dhe kërkon Melisën. Ajo i tregon Melisës se Xhenet dhe Selim kanë vendosur të martohen.

Melisa tronditet. Nilgyn i thotë Melisës të ndalojë martesën e tyre. Xhenet dhe Selim bëjnë plane për tu larguar pas dasmës. Kaja përplas makinën e Arzus dhe i tregon se do e rrëmbejë. Kaja dhe Arzu shkojnë për tu takuar me Xhenetin por ajo i përzë dhe i thotë të zhduken nga jeta e saj.

Selim ndalon Kajan të futet në shtëpinë e Mukadezit dhe i tregon se ai dhe Xhenet do martohen. Arzu shkon të flasë me Xhenetin dhe i thotë se ishte e detyruar. Xhenet nuk e fal Arzun. Arzu i betohet Mukadezit se do e shpëtonte Xhenetin.

Xhenet e dëgjon dhe i vjen keq. Kaja takohet me personin që i shpëtoi jetën Xhenetit dhe i jep para. Ai nuk i pranon dhe shkon sërish në shtëpinë e Xhenetit por e gjen atë me Selimin. Mahir vendos të hakmerret ndaj Kajas dhe merr pistoletën.

 Melisa shkon të takojë Xhenetin dhe i tregon se e ka pranuar si motër. Xhenet gëzohet dhe e përqafon. Melisa thur plane me Nilgynin që të ndalojnë martesën. Mahir i tregon Arzus se e mësoi të vërtetën.

 Arzu tronditet por nuk kërkon mëshirën e Mahirin. Mahir shprehet i penduar dhe i kërkon falje. Xhenet i tregon Melisës se ajo dhe Selim do martohen./revistawho

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco