FOTO/ Aurela Gaçe prek me dedikimin për fëmijët e sëmurë: Do t’ia dilni

FOTO/ Aurela Gaçe prek me dedikimin për fëmijët e sëmurë: Do t’ia dilni

09:01, 22/02/2019
A+ Aa A-

Aurela Gaçe ndau me ndjekësit e saj dy lajme të gëzuara nga prindërit e dy fëmijëve, të cilët falënderojnë të gjitha ata që kanë kontribuar për kurimin e tyre.

Ajo publikoi në Instagram disa foto të dy fëmijëve, të cilët ndodhen në spital, por po arrijnë të mposhtin sëmundjet.

 “Miq, nuk është kërkesë për ndihmë. Është falenderim që bëjnë familjet. Këtu në këtë faqe e kudo ku prindërit kanë mundur të kërkojnë ndihmë, thirrja e klithma e prindit ka arritur të dëgjohet nga ju e sot doja vetëm t’ju lajmëroja se fëmijët po ia dalin. Falë ndihmës e falë atyre njerëzve qe kanë kontribuar diçka e mirë ka ndodhur, e ky është një lajm kaq i bukur. Më i bukuri për prindin teksa sheh fëmijën duke luftuar e duke ia dalë. Ju do t’ia dilni vogëlushe luftëtare. Ta dini se keni me vete shumë lutje, shumë njerëz që edhe pse nuk ju njohin personalisht, dëshirojnë t’ju shohin vetëm të buzëqeshur e të jetoni jetën” ka shkruar në postim Aurela.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco