Jussie Smollett deklaroi se u sulmua nga aktivistë homofob, por ja si qëndron e vërteta

Jussie Smollett deklaroi se u sulmua nga aktivistë homofob, por ja si qëndron e vërteta

15:11, 21/02/2019
A+ Aa A-

 Jussie Smollet, aktori i njohur për rolin e tij në serialin shumë të shikuar amerikan, Empire, më 29 janar u bë  viktimë e urrejtjes ndaj homoseksualëve.

Aktori, i cili është një homoseksual i deklaruar, sipas TMZ, kishte marrë disa letra kërcënuese të drejtuara në studion ku xhirohet seriali.

Aktori u sulmua nga dy njerëz të cilët edhe kanë bërë thirrje homofobike dhe kanë derdhur substanca kimike në viktimën.

Image

Njëri nga sulmuesit gjithashtu e ka lidhur me litar në qafë aktorin dhe sipas policisë dhe të dytë kishin ikur nga skena e krimit.

Por si qëndron e vërteta e këtij sulmi?

Aktori 36-vjeçar do të dalë para trupit gjykues, pasi mashtroi për sulmin që i ndodhi më 29 janar.

Ai gënjeu në mënyrë të përsëritur policnë për dy vëllezërit nigerianë, që pohoi se e kishin dhunuar në mes të rrugës.

Ata dëshmuan se Smollett u kishte dhënë para që të sajonin sulmin dhe se ai i dërgoi një letër kërcënuese vetes një javë më parë.

Smollett këmbëngul se është i pafajshëm dhe ka dënuar sjelljen e policisë për rastin e tij.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco