FOTO/ Fustani i Dua Lipës në Brit Awards ishte zgjedhje politike apo i rastësishëm nga këngëtarja?!

FOTO/ Fustani i Dua Lipës në Brit Awards ishte zgjedhje politike apo i rastësishëm nga këngëtarja?!

09:24, 21/02/2019
A+ Aa A-

Sukseset për këngëtaren me origjinë shqiptare Dua Lipa nuk kanë të mbaruar.

Në  ndarjene e çmimeve të ‘Grammy Awards’ ajo arriti të rrëmbëje dy trofe, në dy kategoritë në të cilat ishte e nominuar, “Kënga më e mirë në zhanrin dance” dhe “Artistja më e mirë e re”.

Por së fundmi ajo ka shkëlqyer edhe me perfomancën e saj në ‘Brits Award’, krah Calvin Harris, Sam Smith dhe Rag N Bone ku dhe rrëmbeu  trofeun për çmimin ‘British Single’.

Por fustanin që ajo mbante veshur gjatë marrjes së trofeut është kthyer në teme ditë.

Këngëtarja kishte veshur një fustan të shkurtër ngjyrë blu me yje në ngjyrë floriri,  por kjo nuk është arsyeja përse fustani u bë kaq i famshëm.

Fansat shqiptare mendojnë se kjo zgjedhje ishte bërë në nder të 11-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, pasi ngjante me flamurin e Kosovës.

Të tjerë mendojnë se veshja e saj duket si flamuri europian, dhe mund të ketë pasur si qëllim një mesazh të fshehtë për Brexit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco