Krejt papritur Fifi do të fejohet

Krejt papritur Fifi do të fejohet

08:51, 21/02/2019
A+ Aa A-

Prej shumë kohësh në media këngëtarja e njohur Fifi është përfolur për një lidhje të mundshme me kantautorin Flori Mumajesi dhe këto dyshime u hodhën pas publikimit të një video ku dyshja duket shumë afër njëri me tjetrin.

Fifi i mohoi këto zëra për këto lidhje dhe deklaroi se janë thjesht miq.

Mirëpo mbrëmjen e djeshme këngëtarja ka ndezur sërish kuriozitetin me foton e fundit të postuar në Instastoryn e saj.

‘Ej njërëz me datë 3 ose 8 do të fejohem’ shkruan Fifi mesa duket i referohet muajit mars.

Jo vetëm kaq por këngëtarja ka postuar dhe një foto ku mbrapa saj është një mashkull dhe shkruan:'E dua zërin tënd'.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco