Këngëtari i njohur shqiptar: Shifrat që deklarojnë kolegët janë vetëm thashetheme

Këngëtari i njohur shqiptar: Shifrat që deklarojnë kolegët janë vetëm thashetheme

15:46, 20/02/2019
A+ Aa A-

Pavarësisht se është një artist i ri, Gjergj Kaçinari i njeh shumë mirë kërkesat dhe ofertat e tregut të muzikës.

Gjatë një interviste për “KafeIn”, ai tha se muzika live është ajo që kushton më shumë, por shumë pak emra arrijnë të mbushin sheshet. Sipas tij pagesat super të larta që deklarojnë këngëtarët e tregut tonë shqiptar, janë më shumë në formë e thashethemeve.

Ai shprehet se në Shqipëri nuk ka terren për rrymën e muzikës “rock”, ndaj ai zgjedh që të punojë të fusha të tjera.

“Kjo më bën të punoj i lirë dhe të mos varem nga tregu. Të realizoj muzikë të mirë pa qenë në presionin e fitimit të të ardhurave, pra jo të jetosh me 10 koncerte”, tha Gjergj Kaçinari.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco