Janë apo jo bashkë? Zbulohet e vërteta e lidhjes së Elvana Gjatës me Ervin Matën

Janë apo jo bashkë? Zbulohet e vërteta e lidhjes së Elvana Gjatës me Ervin Matën

12:50, 20/02/2019
A+ Aa A-

Mungesa e unazës së fejesës në koncertin e Pavarësisë së Kosovës bëri që të gjithë të gjithë të vinin në dyshim marrëdhënien e këngëtares Elvana Gjata me të fejuarin Ervin Mata, pas vrasjes në ish-Bllok ku ky i fundit mbeti i përfshirë.

Këngëtarja u rikthye fuqishëm pas një shkëputjeje të gjatë nga skena dhe rrjetet sociale dhe të gjithë i kishin sytë te unaza, mungesa e të cilës u komentua gjatë në mediat rozë.

Por pavarësisht dyshimeve, këngëtarja vijon të jetë e fejuar me Ervinin dhe kjo duket qartë në një foto të publikuar nga “INtv” që është shkrepur disa ditë më parë gjatë provave të koncertit.

Në foton ku Elvana shihet e ulur përtokë me mikrofon në dorë, shfaqet unaza me gurin e madh që shkëlqen.

Gjithashtu, burime për “Iconstyle.al” kanë konfirmuar se Elvana vijon të jetë e fejuar me Ervinin dhe se mungesa e unazës gjatë koncertit për 11-vjetorin e pavarësisë së Kosovës, nuk do të thotë asgjë për prishjen e raportit mes tyre.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco