FOTO/ Selfie-ja e rrezikshme  i merr jetën aktores 22-vjeçare

FOTO/ Selfie-ja e rrezikshme i merr jetën aktores 22-vjeçare

08:49, 20/02/2019
A+ Aa A-

Të bësh një selfie, në një vend ekstrem, sigurisht do të dilte një foto mjaft e bukur, por duket se qindra persona, kanë rrezikuar më shumë se ç’duhet, dhe jo vetëm nuk kanë bërë foto, por ai moment ka rezultuar fatal për ta.

 Kështu një ngjarje e rëndë ka ndodhur  edhe në Londër, ku një aktore 22-vjeçare ka humbur jetën.

Bethany Beales ka rënë nga kati i 13 i një ndërtese 15 katëshe dhe ka përfunduar në katin e gjashtë.

Goditja ka qenë shumë e rëndë dhe 22-vjeçarja ka humbur jetën në vend.

Policia në fillim ka arrestuar dy persona të dyshuar për vrasjen e saj, por më vonë është sqaruar gjithçka pasi u kontrolluan edhe kamerat e sigurisë së ndërtesës.

Aktorja kishte rrëshkitur në momentet kur po bënte foton dhe për pasojë humbi jetën në mënyrë tragjike.

Përveç kësaj mendohet se aktorja natën e incidentit ka qënë e pirë si dhe kishte përdorur substanca narkotike.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco