Lufta mes kunatave, William dhe Harry ndajnë stafin

Lufta mes kunatave, William dhe Harry ndajnë stafin

10:35, 18/02/2019
A+ Aa A-

Lufta mes kunatave po vazhdon edhe tek familja mbretërore. Kate Middleton dhe Meghan Markle kanë pasur tension të vazhduar saqë detyruan princin William dhe Harry të ndajnë stafin mes tyre.

Për sa raportojnë mediat angleze, javët e ardhshme, bashkëpunëtorët e përbashkët do të ndahen për të kënaqur më mirë nevojat e ndryshme të dy dukeshave dhe për të shmangur zënkat e padëshirueshme në familje.

Meghan dhe Kate do të mund të japin urdhra dhe direktiva pa pasur frikë se tjetra po i merr kompetencat.

Tabloidët britanikë drejtojnë gishtin kundër gruas së Harryt, e cila muajt e kaluar ia ka vështirësuar shumë jetën bashkëpunëtorëve të saj.

Pallati, nga ana tjetër, ka kërkuar me të gjitha mënyrat ta bëjnë t’i përshtatet rregullave të tij, por këshillat e asistentëve bien shpesh në ‘vesh të shurdhët’ dhe krijojnë frustrim mes anëtarëve të stafit.

Një karakter aspak i lehtë për t’u përballuar, i cili i ka dhënë asaj edhe titullin jo shumë të lavdishëm si “Dukesha e vështirë”.

Lindja e fëmijës së parë, do sjellë vallë paqe në familje?

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco