VIDEO/ Vesa Luma ndryshon look, ja reagimi epik i Big Bastës

VIDEO/ Vesa Luma ndryshon look, ja reagimi epik i Big Bastës

21:05, 15/02/2019
A+ Aa A-

Pas largimit të saj në Zelandën e Re, publiku gjithmonë e më shumë kishte kureshtje dhe mall për këngëtaren e njohur Vesa Luma.

 Në daljen e parë në Tiranë, pas muajve shkëputje, Vesa ishte sot e ftuara e moderatorit Ermal Peçi në programin ‘Trokit’ në IN Tv.

Që në nisje të bisedës Ermali tha se prej faktit qe njihen prej vitesh kjo bisedë do të mbaronte shumë shpejt e nuk do të mjaftoheshin minutat televizive.

Nga ana tjetër Vesa shtoi se zgjodhi të ishte me të në këtë dalje televizive, duke vlerësuar qasjen e Ermalit në intervistat e tij.

Siç të dy parandjenin, intervista solli shume rrëfime për herë të parë. Vesa tregoi se shpërngulja në Zelandën e re ishte e gjitha për Lianin, pavarësisht se në momentin më kritik pyeti vetën “Ç’dua unë këtu’’.

Çfarë ndodhi me vogëlushin e saj? Ishte e vështirë ta përballonin në skajin tjetër të botës?

Ermali e ngacmon edhe për look-un e saj të ri, ndaj të cilit Big Basta ka një reagim epik. Zbulojini të gjitha në videot e mëposhtme!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco