Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Investigimi i 'RAI 3', pse është friksuar Edi Rama?

I vjedhin 3.4 milion paund, ja çfarë ka ndodhur me Rita Orën

I vjedhin 3.4 milion paund, ja çfarë ka ndodhur me Rita Orën

20:25, 15/02/2019
A+ Aa A-

Këngëtarja shqiptare ka rënë pre e një mashtrimi të bërë nga një kontrabandist.

Rita Ora ka humbur një shumë prej 3.4 milion paund.

Andrew Munday targetoi ish-gjyqtarin e X Factor dhe personazhe të tjerë të famshëm, duke përdorur paratë nga mashtrimet për të blerë shtëpi.

37-vjeçari vodhi paratë e tyre ndërkohë që ishte i punësuar nga firma e kontabilitetit Blue Cube Business Ltd, tha policia.

Munday, nga Velocette Way, Northampton, u deklarua fajtor për nëntë akuza mashtrimi.

Avokati i ylli të popit,  Graham Shear,  tha se një pjesë e mirë e parave që iu morën Rita Orës janë rikuperuar.

Shear e konsideroi si  "mjaft të turpshme" veprimet e Munday.

Një tjetër viktimë e mashtrimit është  kompozitori i VV Brown.

Gjyqtari Rupert Mayo  ktheu Munday në paraburgim dhe vendimi do merret pasi të kryhen hetimet e plota.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco