5 ide si të kaloni këtë ‘Shën Valentin’ të lumtur edhe në shtëpi

5 ide si të kaloni këtë ‘Shën Valentin’ të lumtur edhe në shtëpi

22:24, 11/02/2019
A+ Aa A-

Ndoshta për shumë çifte 14 shkurti është një ditë si gjithë të tjerat, por për ata që besojnë kjo kthehet në shumë speciale. Çiftet përpiqen që në këtë ditë të kënaqin në maksimum partnerin duke e surprizuar dhe kaluar ditën me të. Por jo të gjithë kanë luksin për të festuar “Shën Valentinin” në vende turistike apo të dalin në restorante të shtrenjta. Disa preferojnë shtëpinë si vendin ideal ku me pak kosto ja dalin të kënaqen. “Your Tango” ju rendit 5 gjëra që do ju ndihmojnë të kaloni një festë të paharrueshme në shtëpi.

Gatuani së bashku

Ktheni shtëpinë në restorantin më të bukur në botë. Nuk ka gjë më të këndshme se sa të hash ushqim nga dora e partnerit.

Mos bëni presion për dhurata

Jo të gjithë janë të prirur të zgjedhin dhuratat e duhura. Në momentin që partneri juaj ka zgjedhur një dhuratë që nuk ju pëlqen, mos ja thoni. Kjo do të prishë entuziazmin.

Bëni dush me flluska

Një dush i ngrohtë, me flluska dhe aromatizues do ju bëjë më pasionantë. “Shën Valentini” është dita përfekte për të treguar sa romantikë jeni.

Bëni një shëtitje të shkurtër

Shëtitjet për krahu ju bëjnë melankolikë dhe ju lejojnë të mendoni më gjatë. Një bisedë me tone të ulta do ju ngrohë shpirtin.

Lërni në dhomën e gjumit vetëm gjëra të bukura

Çdo gjë që ju duket e tepërt largojeni nga dhoma e gjumit. Zbukuroni krevatin me petale dhe mundohuni të vendosni ndonjë qiri nëpër shtëpi. Mos harroni t’i fikni në fund.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco