Lajmi i fundit

Ilir Meta deklaratë për mediat

Dua Lipa rrëmbeu dy çmimet në Grammy, por karriera e saj rrezikohet nga mallkimi i çuditshëm

Dua Lipa rrëmbeu dy çmimet në Grammy, por karriera e saj rrezikohet nga mallkimi i çuditshëm

21:09, 11/02/2019
A+ Aa A-

Dua Lipa na ka bërë të gjithëve mjaft krenarë, pasi rrëmbeu dy çmime Grammy, një prej të cilëve si "Best New Artist".

E ndërkohë që jemi shumë krenarë për këngëtaren shqiptare, por ajo që zbuluam nuk është dhe aq e këndshme.

Në historikun e atyre që kanë fituar një çmim Grammy si "Best New Artist", shumë prej artistëve kanë humbur shkëlqimin e tyre dhe më pas kanë humbur dhe famën apo nuk kanë patur suksesin në rritje deri në momentin, që kanë marrë këtë çmim dhe kështu në çmimet Grammy njihet si "Mallkimi i Artistit të ri më të mirë".

Vitin e kaluar, Grammyn si artistja e re më e mirë e mori Alesia Cara, e teksa dukej se këngëtarja ishte në rritje dhe kishte fillime mjaft të mira në tregun muzikor, tani një vit më vonë, këngëtarja thuajse po zhduket.

E megjithatë nuk mund të themi me siguri, nëse ky mallkim do ta prekë Dua Lipën.

Këngëtarja duket se do të marrë akoma dhe më shumë spunto nga kjo fitore në Grammys, gjithsesi mbetet të shohim deri vitin tjetër se ku do ta shohim këngëtaren shqiptare.

ImageImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco