Reperi ndërkombëtar në kërkim të një nuse shqiptare

Reperi ndërkombëtar në kërkim të një nuse shqiptare

20:14, 11/02/2019
A+ Aa A-

Reperin me ngjyrë nga Zvicra, CliqMe e kemi një emër të dëgjuar pasi ai ka bashkëpunuar me Capital T në një prej këngëve të tyre.

I ftuar në emisionin “N’Kosovë show” ai tha se ishte mjaft i interesuar në popullin shqiptar. Këtë nuk e tregoi vetëm me fjalë, por edhe duke hedhur në mënyrë perfekte një valle.

Pas kësaj ai foli për femrat shqiptare dhe tha se është në kërkim të një të tille. Sipas tij ai ka dëgjuar shumë fjalë të mira rreth vajzave të kombit tonë dhe ka filluar të mësojë gjuhën shqipe.

Ai është gati të djegë shaminë e beqarit dhe ne i urojmë që ta gjejë sa më shpejt atë që dëshiron.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco