‘The Sun’ bën zgjedhjet: Ja veshjet me të këqija në ‘Grammys’

‘The Sun’ bën zgjedhjet: Ja veshjet me të këqija në ‘Grammys’

19:38, 11/02/2019
A+ Aa A-

Në edicionin e 61-të të çmimeve “Grammys” në tapetin e kuq parakaluan shumë emra të njohur botëror.

E padyshim, në një parakalim të tillë, vëmendjen më të madhe e marrin edhe veshjet e VIP-ve, shkruan Syri Kosova.

Prestigjiozja ‘TheSun’ ka bërë më herët publik emrat e veshjeve më të mira, ku u zgjodhën Dua Lipa, Kylie Jenner dhe Lady Gaga për fustanet më të bukura.

Pasi e mira ka të keqën, ‘The Sun’ bëri zgjedhjen  e veshjeve më më pa stil që i kanë veshur mbrëmë fytyrat publike.

Po fillojmë me Cardi B-në e cila u shfaq me një fustan të çuditshëm, që ngjante me një lule zambak dhe me dorëza të gjata, ndërsa Katy Perry kishte veshur një fustan rozë pa shije.

Kurse, te famshmet e tjera që zgjodhën veshje të guximshme ishin edhe Toni Braxton, Andra Day, Anna Kendrick, Heidi Klum, Ashanti, Tayla Prax, St Vincent.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Gjon nikollaj11/02/2019 20:39

    Ku eshte bleona ?????

    Shto koment

    Denonco