Bixhoz me dashurinë/ Anika i kërkon Vikramit të anulojnë fejesën, ja ç’do ndodhë nesër

Bixhoz me dashurinë/ Anika i kërkon Vikramit të anulojnë fejesën, ja ç’do ndodhë nesër

18:43, 11/02/2019
A+ Aa A-

Bavja fajëson veten për gjërat që kanë ndodhur dhe dëshiron të zgjidhë këtë problem. Gori bën një plan për të ndaluar fejesën e Anikës dhe Vikramit. Bavja kërkon informacione për Vikramin por nuk gjen asgjë.

Rudrës i duket e çuditshme që Vikram pranoi të ndihmonte Anikën. Ai vendos të shkojë të përballet me Vikramin. Rudra pyet Vikramin pse ka hyrë mes Anikës dhe Shivait dhe çfarë përfiton nga kjo. Vikram i thotë se i ktheu nderin Anikës pasi ajo e ndihmoi.

Ai i lavdëron që po e mbështesin Anikën pas ndarjes. Gori i kërkon Vikramit të tërhiqet. Ai pranon. Anika bisedon me Vikramin dhe i thotë se ata nuk mund të fejohen pasi në jetën e saj ka vend vetëm për Shivain.

Anika i kërkon Vikramit ta anulojnë fejesën dhe të largohet. Ai pranon dhe i thotë Anikës se dashuria e saj me Shivain është shumë e fortë. Rudra dhe Gori lavdërojnë Vikramin para Bavjas. Bavja dyshon tek Vikrami pasi nuk gjeti asgjë për të shkuarën e tij.

Vikram deklaron se do largohet vetëm pasi të bëhet fejesa. Anika habitet. Gori nxehet me Vikramin. Vikram takohet me Ragnin dhe i thotë se e bëri gjithçka për të. Shivai thotë se e ndaloi Vikramin të largohet pasi fejesa është më e rëndësishme.

Ai i kërkon Anikës të bëhet gati për fejesën. Ragni i thotë Anikës se është shumë e lumtur sepse pas fejesës së tyre edhe ajo me Shivain do fejohen. Gori bën një plan. Ajo i kërkon Anikës të bëhet gati për fejesën dhe të ketë besim tek ajo.

Shivai pret që Anika të heqë dorë nga martesa por habitet kur e sheh atë gati. Xhanvi takohet me shokun e shkollës gjatë pushimeve me Texhin. Ata hanë darkë së bashku. Shoku i Xhanvit e ngacmon atë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco