Skadanloze/ Drake-ut i ndërpresin fjalimin në ceremoninë ‘Grammy’! Ja fjalët e tij që shokuan të gjithë

Skadanloze/ Drake-ut i ndërpresin fjalimin në ceremoninë ‘Grammy’! Ja fjalët e tij që shokuan të gjithë

16:16, 11/02/2019
A+ Aa A-

Mesa duket edhe në Amerikë, mendimi i lirë po fillon të kritikohet, madje dhe po censurohet. Reperi Drake shkaktoi shumë polemika me fjalimin e tij gjatë marrjes së çmimit “Kënga Rep më e Mirë“.

Teksa doli përpara publikut, Drake e përdori fjalimin për të treguar se çmimi që ai mbante në dorë ishte thjesht i pakuptimtë.

“Ne luajmë në një sport që varet nga opinioni i njerëzve, jo nga fakte konkrete. Ne nuk jemi në NBA, ku ti në fund fiton trofeun, sepse ke bërë vendimet e duhura apo ke marrë më shumë pikë se të tjerët. ” – tha ai në hyrje të fjalës, duke i lënë të gjithë të shokuar.

“Ti tashmë ke fituar nëse ke njerëz që këndojnë këngët e tua fjalë për fjalë, ose nëse je një hero në vendlindjen tënde. Shiko nëse ka njerëz të zakonshëm që vijnë përmes shiut, dëborës dhe shpenzojnë paratë e tyre të fituara me shumë mund, për të parë një koncert tëndin, atëherë ju nuk keni nevojë për këtë çmim. Ju premtoj që ju tashmë jeni të fituar.”

Më pas reperit ndërprenë fjalën, duke futur reklama, një gjest që shkaktoi shumë polemika nga audienca, që po e ndiqte “live”.

Drake ende nuk ka reaguar në lidhje me këtë fakt.

blockquote class="twitter-tweet" data-lang="en">

Drake getting cut off during his speech for Best Rap Song for God’s Plan lol #Grammys pic.twitter.com/A2P5nErVsq

— Eric Diep (@E_Diep) February 11, 2019

 

 

 


 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco