Lajmi i fundit

SPAK rrëzon Olsi Ramën, nuk pranon kallëzimin e tij ndaj Gazment Bardhit: Nuk është kryer asnjë shpifje

Haradinaj: Urime Dua, Kosova është me fat që përfaqësohet me emrin tënd!

Haradinaj: Urime Dua, Kosova është me fat që përfaqësohet me emrin tënd!

10:39, 11/02/2019
A+ Aa A-

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka përshëndetur publikisht, këngëtaren kosovare në Britani, Dua Lipa, për çmimet e rëndësishme me të cilat u vlerësua në ceremoninë e çmimeve "Grammy".

"Dy herë fituese e çmimit prestigjioz Grammy Awards, - shkruan Haradinaj në Fb. -  Dua edhe njëherë e dëshmoi që me punë dhe talent, kalon çdo kufi. Urime Dua! Kosova është me fat që në botë, përfaqësohet me emrin tënd.”

Popstari me origjinë nga Kosova ka fituar çmimin e Grammy 2019 si “Artistja e re më e Mirë”, në ceremoninë e 61 të ndarjes së këtyre çmimeve më 10 shkurt. Kjo nuk ishte fitorja e  vetme: brenda asaj nate ajo fitoi me “Electrity” edhe çmimin “Best Dance Recording”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco