Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Pas 5 vitesh Mc Kresha rregullon marrëdhënien me moderatoren e njohur, ajo i  plotëso kushtin reperit

Pas 5 vitesh Mc Kresha rregullon marrëdhënien me moderatoren e njohur, ajo i plotëso kushtin reperit

09:00, 10/02/2019
A+ Aa A-

Këngëtari shumë i dashur për publikun shqiptar Mc Kresha kishte 5 vite që nuk merrte pjesë në emisionin shumë të ndjekur ‘Prive’.

Arsyeja ishte hatërmbetja me moderatoren e këtij programi Liberta Spahiu.

“Unë në “Prive” mund të shkoj shumë lehtë. Duhet vetëm një telefonatë e Libertës: “Kresh, çka ka ndodhur, më fal, jemi shokë. Faljen e ke, gjithçka është ok, ka vetëm dashuri mes nesh. Kaq,”- Tha Kresha i ftuar para disa kohësh në emisionin “NIN”, pa zbuluar arsyen e konfliktit.

Por tashmë ngajrjet kanë marrë tjetër rrjedhë këngëtari pranoi të shkoj në studio dhe të intervistohet nga Liberta.

Në hyrje të emisionit Liberta u shpreh:

' Mbrëmjen e sotme nuk kemi si të mos e nisim tjetër përveçse me një personazh shumë interesant, me një artist shumë të dashur, të cilin e mbani mend kur ishte me flokë të shkurtra, sepse tani me flokë të gjata nuk i ka rënë rasti të jetë në emisionin tonë. Kemi pasur disa keqkuptime të vogla prej më shumë se 5 vitesh, të cilat tani i kemi rregulluar'.

Ndërkohë që  Mc Kresha u shpreh:’ Ka rëndësi që jemi prapë, e lëmë të kaluarën pas. E kaluara me kujtime, e ardhmja me shumë plane’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco