Nuk e pranuan në audicione, Ylli Limani tregon si i 'kërcënoi' për t'u futur tek ‘The Voice’

Nuk e pranuan në audicione, Ylli Limani tregon si i 'kërcënoi' për t'u futur tek ‘The Voice’

22:44, 09/02/2019
A+ Aa A-

I ftuar mbrëmjen e sotme në “Xing me Ermalin” është këngëtari shumë i dashur për publikun e sidomos nga gjinia femërore, këngët e të cilit janë kthyer në hite, Ylli Limani.

Ylli u bë i famshëm nga konkurrimi në “The Voice” dhe mbrëmjen e sotme ka treguar për herë të parë se në fakt nuk është pranuar në audicione.

“Isha i ri dhe nuk e dija çfarë do bëja me jetën time, por është çudi sepse në audicionet e producentave nuk më kanë pranuar. Të betohem nuk më pranuan në fillim.

Pas 3 javësh që i mora vazhdimisht në telefon, të shtunën i mora dhe i thashë: ‘Unë e di që të hënën keni xhirimet e puntatës së fundit të audicioneve të fshehura po nëse nuk më keni pranuar, më tregoni se nesër mbahen audicionet e X factorit’. Eja, eja ç’ke ti, tha.

Nga 33 konkurrentë që do paraqiteshin atë natë, unë isha i 31. Më pranuan po gjatë provave nuk ma varnin shumë se e dinin që isha pranuar kështu. Por rezultova i suksesshëm”, tregoi Ylli.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco