FOTO/ E quajnë Fifin 'Një copë mishi me dy sy', reagon Flori Mumajesi: Ja si del djalli.....

FOTO/ E quajnë Fifin 'Një copë mishi me dy sy', reagon Flori Mumajesi: Ja si del djalli.....

11:07, 09/02/2019
A+ Aa A-

 Është folur gjatë në media për një lidhje mes Flori Mumajesit dhe këngëtares Fifi.

Gjersa në një emision Flori tregoi se midis tyre ishte thjesht një miqësi duke e quajtur Fifin të dashurën e portaleve.

Por para pak ditësh ata i habitën të gjithë fansat pasi hoqën njëri-tjetrin nga Instagrami.

Mirëpo edhe nëse ata nuk ndjekin ende njëri-tjetrin në rrjetet sociale, Flori e mbron Fifin sa herë i jepet mundësia.

Mbrëmjen e djeshme Flori ka publikuar në Insta Story një bisedë në Whats App me dikë që nuk e ka bërë publike, por nga ajo ç’ka shkruhet na lë të kuptohet se është një vajzë e cila i shkruan Florit për Fifin:

'Ahh mbase duhet të jemi Fifi një cop mishi me dy sy'.

Por në anën tjetër Flori e ka quajtur një djall dhe ka mbrojtur Fifin duke u shprehur:

“Ja si del djalli brenda teje. Një cop mishi me dy sy thua për Fifin. Fifi është dashuri, mishin dhe sytë i kanë plot por shpirtin me dashuri jo të gjithë. Më vjen keq”.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco