Modelja e famshme shqiptare: 'Më tallnin se mbaja era djersë'

Modelja e famshme shqiptare: 'Më tallnin se mbaja era djersë'

08:43, 09/02/2019
A+ Aa A-

Në kulturën e ditëve të sotme, ku kujdesi për veten është kthyer në diçka parësore, të mbash erë të keqe në prani të tjerëve mund të jetë një nga “makthet” më të mëdhaja që mund të përjetoni.

Blogerja e kthyer në një biznesmene në Amerikë, Egreis Gjergjani tregon disa eksperienca të hidhura nga adoleshenca në Amerikë, por edhe një këshillë në fund, për atë që ajo e quan një nga ndjesitë më të këqija të jetës.

“Nëse takoni dikë në shkollë ose në universitet dhe vjen erë, duhet të dini diçka. Në kultura dhe vende të ndryshme nuk u mësohet përdorimi i deodorantit. Unë jam rritur në Shqipëri dhe kjo nuk ishte diçka që e përdornim kur isha 14 apo 15 vjeçe. Kur erdha në këtë vend, kishte raste që mbaja erë dhe këtë e mësova sepse talleshin me mua kur isha në gjimnaz. Dhe ishte një nga ndjesitë më të këqija që kalova në jetën time. Kështu që nëse njihni dikë që ka këtë problem, ju lutem mos u tallni me të. Thjesht tregojani. Është thjesht një ndryshim i kulturës”, shprehet 33-vjeçarja në videot e publikuara në Instagram.

Egreis vazhdon më tej duke rrëfyer një prej situatave të saj më të sikletshme, me një prej nxënëseve.

“Më kujtohet një vajzë me emrin Samantha në gjimnaz dhe ajo më thoshte shpesh të bëja toke me të. Por mendoj se e bënte këtë vetëm sepse kështu mund të ndjente erën e keqe. Unë ngrija dorën për të bërë toke dhe ajo niste të qeshte dhe të tallej me shokët e saj. Dhe nëse po e shikon këtë Samantha: Shko në djall”, thotë blogerja e modës.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco