Ish-gruaja e këngëtarit Saimir Çili: Budallëlliqet që u folën na tensionuan situatën

Ish-gruaja e këngëtarit Saimir Çili: Budallëlliqet që u folën na tensionuan situatën

21:30, 08/02/2019
A+ Aa A-

E ftuar sot në “Ftesë në pesë” e shoqëruar nga e ëma, ishte vogëlushja Isea, foli rreth pjesëmarrjes në “The Voice Kids”. Suela Kalaja theksoi se përpos faktit që është shumë krenare për të bijën, 10-vjeçares s’i ka munguar dhe s’do t’i mungojë mbështetja e saj dhe e ish-bashkëshortit Saimir Çilit. Madje ajo gjeti rastin të sqaronte situatën mes tyre, duke thënë se divorci është një gjë normale dhe marrëdhënia e tyre nuk ka qenë asnjëherë aq e acaruar siç ka qarkulluar nëpër portale.

“ Më shumë e tensionuan mediat situatën tonë me gjithë budallallëqet që u folën, sesa e kishim ne vetë situatën. Për fëmijën dy njerëz gjithmonë duhet të gjejnë gjuhën e përbashkët dhe ta shoqërojnë bashkë. Prindërit edhe mund të ndahen, por fëmija mbetet gjithmonë i përbashkët. Edhe tani babin, tek lokali e ka, që po pret tani përjashtë.”- sqaroi ajo.

E pyetur nga moderatorja nëse e gjithë kjo situatë ka qenë e sikletshme, duke qeshur Kalaja u përgjigj: “E superojmë, shyqyr më bëri Zoti psikologe!”

Kujtojmë se Suela Kalaja dhe këngëtari Saimir Çili, patën një divorc që bëri shumë bujë mediatike pas denoncimit të Çilit ndaj ish gruas së tij për ushtrim dhune.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco