Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Billboard intervistë me shqiptaren Ava Max: Emigrantja, sot në majë të top listave! Në albumin e ri këngë me motive shqiptare

Billboard intervistë me shqiptaren Ava Max: Emigrantja, sot në majë të top listave! Në albumin e ri këngë me motive shqiptare

20:00, 04/02/2019
A+ Aa A-

Ava Max është emri i momentit në skenën muzikore ndërkombëtare, e gjitha kjo për shkak të hitit të saj të fundit, që befasoi të gjithë “Sweet but Psycho”.

“Swet but Psycho” është hit botëror, i cili katapultoi emrin e Ava Max në një prej emrave premtues të së ardhmes.

Billboard ka realizuar një intervistë, në të cilën Ava Max përshkruhet si vajzë e emigrantëve shqiptarë. Këngëtarja sipas revistës së njohur qëndronte me orë të tëra pas shkollës për të mësuar anglisht.

Këngëtarja tregon për Billboard, se si u zhvendos nga Virginia në Los Anxhelos, pasi nëna e saj e ka kuptuar talentin e saj.

“Gjithmonë kam ëndërruar për këtë dhe tani po ndodh. Të gjithë po thonë, ‘kjo vajza e re, që i ndodhi suksesi brenda natës. Por ka pasur aq shumë vuajtje e sakrifica, momente që nuk dija se çfarë po bëj. Nuk ishte asgjë brenda natës”, u shpreh Ava për Billboard.

Në realitet i janë dashur tri vjet Ava Max, që të shpërthejë në Los Anxhelos.

“Familja ime e kishte ëndrrën që të takoja producentët e kompozitorët më të mirë dhe nuk ndodhi ajo që besuam. Ishte vështirë”, tha Ava pa e ditur se fati i saj do të ndryshonte në formë radikale, duke kontribuar në hite të yjeve më të mëdha.

Sipas Billboard ajo suksesin ia dedikon prapavijës prej emigranteje dhe tejkalimit të vështirësive.

“Ju mësoni, që të jeni të fortë nga rruga e vështirë e jetës dhe më pas ajo largohet”, shtoi Ava duke thënë, se vështirësia që kanë përjetuar femrat, kryesisht të shoqërisë së saj, e inspirojnë drejt këngëve të reja.

Image

Ava po bën gati albumin e ri të saj dhe ka premtuar, se do të publikojë një këngë me motive shqiptare në kuadër të albumit debutues të saj.

Sa i përket performancave, ajo këtë e ka testuar në debutimin në televizionin kombëtar amerikan, kur performoi hitin “Sweet but Psycho” në “The Late Show with James Corden”.

“Njerëzit kanë nevojë për një përjetim. Këtë po provoj ta sjell”, përfundoi Ava për Billboard.

Kënga e shqiptares ishte në krye të top listës britanike për të tretën javë rresht, para se superylli Ariana Grand me këngën “7 Rings” ta rrëzojë në vendin e dytë, në atë që do të duhej të ishte java e katërt në majen e top listave britanike.

Tani projekti është në vendin e 35-të të Billboard Hot 100 dhe në vendin e parë të këngëve të zhanrit Dance Club.

Së fundmi ishte Bebe Rexha ajo, që ftoi në kuartet shqiptaret Dua Lipa, Rita Ora dhe Ava Max. Kjo e fundit sigurisht që pranoi, duke ju përgjigjur pozitivisht ftesës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco